Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka vizituar Telekomin e Kosovës me ç’rast është pritur nga kryeshefi i kësaj kompanie dhe Bordi i Drejtorëve.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit Gent Begolli, ka thënë se e kanë njoftuar ministrin për gjendjen aktuale në Telekom, për krizën financiare në të cilat po kalojnë.
Ai tregoi edhe për masat që kanë ndërmarr e që disa janë ato të reduktimit të shpenzimeve.
Sipas tij të hyrat për muajin gusht kanë shkuar në 8 milionë e 741 mijë euro.
Ministri Lluka theksoi se ndihet i lumtur që është thyer rekordi i të hyrave në muajin gusht.
“Ajo që është me rëndësi që Banka Botërore dhe BERZh të inkuadrohet në ristrukturimin e Telekomit. Punësimi është reduktuar dhe shpenzimet po ashtu”, theksoi Lluka.
Ai tha se për ta shpëtuar Telekomin duhet të ulen pagat, por së pari duhet të ketë një plan të ristrukturimit dhe pjesa e fundit mbetet që të ulen pagat.
Ndërsa, Begolli ka thënë se janë mbi 900 padi nga punëtorët e Telekomit të natyrave të ndryshme.
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...