Evakuimi i luftëtarëve kryengritës dhe i civilëve ka vazhduar sot nga pjesa lindore e qytetit Alepo në Siri, sipas marrëveshjes për armëpushim me të cilën parashihet që kontrollin ndaj këtij qyteti e merr qeveria e Sirisë, kanë thënë zyrtarët dhe monitoruesit
Më se 6,400 njereëz, përfshirë më tepër se 3 mijë kryengritës, janë larguar nga Alepoja në disa konvoje, prej ditës së djeshme, kur filluan evakuimet, ka thënë Ministria e mbrojtjes e Rusisë.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se numri i njerëzve të evakuuar është afro 3 mijë, përfshirë afro 600 kryengritës./REL/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...