Është varrosur i ndjeri Xhevdet Millaku, burri që dyshohet se u vra mbrëmë nga kunata e tij në lagjen “Kodra e Trimave”.
I ndjeri është varrosur në orën 17:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Ekipi i Arbresh.info ka qendruar atje dhe ju sjell ceremoninë e varrimit përmes fotografive:





Lidhur me rastin Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj 55-vjeçares, Nazmije Millaku.
Ndryshe, ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi”.
Sipas policisë, e dyshuara Nazmije Mullaku 55-vjeçare, ka shtënë me armë zjarri 10 herë në drejtim të kunatit të saj (vëllait të bashkëshortit), Xhevdet Millaku 60-vjeçar.
Po ashtu, në vend të ngjarjes janë gjetur edhe 10 predha ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë, me të cilën dyshohet se është vrarë viktima, si dhe një karikator me tre fishekë.
Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë
Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.
55-vjeçarja me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndonëse rasti është ende duke u hetuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë për Arbresh.info ka bërë të ditur se vrasja mund të ketë ndodhur për shkaqe të problemeve familjare./Arrbesh.info/
Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...