Ministri i Diasporës, Valon Murati vazhdon të jetë i afërt më diasporën shqiptare që vijnë dhe që largohen nga Kosova. Murati i ka sygjeruar mërgimtarët që para se të marrin rrugë në shtetet përkatëse, të shikojnë aplikacionin e MPB-së ku tregohet gjendja aktuale e pikave kufitare.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju që po ktheheni nga Kosova në vendet ku punoni, para se të niseni ju lutem shikoni këtë aplikacion të MPB-së ku tregohet gjendja aktuale në pikat kufitare. P.sh. mund ta shihni se në Merdare pritjet janë deri në 4 orë, ndërsa në Mutivodë 2 deri në 5 min. Në raste të tilla, do të ishte mirë ta konsideroni t’i ndërroni pikat kufitare përmes së cilave e lëshoni Kosovën” thuhet në njoftimin e Muratit/arbresh.info/
Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...