Vajza nga Hani Elezit, Ardiana Bushi, është pranuar në projektin studimor të CERN-it në Zvicërr.
(CERN is a European research organization that operates the largest particle physics laboratory in the world) apo në shqip, është një organizatë kërkimore evropiane që operon laboratorin më të madh të fizikës së grimcave në botë.
Është njëri ndër institucionet më prestigjioze për kërkime shkencore, shkruan arbresh.info.
Ky laborator është njëri ndër laboratorët më prestigjioz në botë, i fizikës nukleare. Nga ky konkurs kishin aplikuar 1424 aplikant nga e gjithë bota, e në mesin e tyre ishte edhe Ardiana Bushi nga komuna e vogël e Hanit të Elezit.
E për të arritur këtë sukses në një moshë kaq të re, Ardianës i është dashur shumë përkushtim e punë. Të gjithë përvojën që do të marr Ardiana gjatë qëndrimit të saj në Zvicër dhe Francë, ajo do ta rikthej në Kosovë duke kontribuar në vendlindjen e saj.
Ajo po ashtu do të jetë pjesë e projekteve shkencore dhe ligjëratave, që do të mbahen nga shkencëtarë me renome të fushës së fizikës.
Aktualisht Ardiana është studente para diplomimit në departamentin e Fizikës në FSHMN në Universitetin “Hasan Prishtina” dhe gjithashtu studion shkenca kompjuterike në një kolegj privat./Arbresh.info.
Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, MSh thotë se barnat janë ...
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” nisin imazhet e para
Prezantohen fanellat e reja të Kombëtares së Shqipërisë
Rama ish-anëtarit të PE-së: Nuk është Kosovo, por Kosova
BE shpreh keqardhje për ndryshimet në Ligjin penal në Republ...
23 raste të reja me Covid-19, 160 aktive