Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se ushtarët e FSK-së, gjatë muajit tetor janë trajnuar nga një ekip i Forcave të Operacioneve Speciale amerikane.
Në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se SHBA-ja është e përkushtuar në mbështetjen e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së, për ta bërë atë ushtri profesionale, përcjell Arbresh.info
“Gjatë gjithë tetorit, një ekip nga Forcat Operacionale Speciale të SHBA-së i udhëzoi partnerët tanë të FSK-së për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë. SHBA-të janë të përkushtuara për të mbështetur planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t’u bërë një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, shumë-etnike, e ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Së bashku më të fortë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...