Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses kursin e Liderit Luftarak.
Me anë të një postimi në Facebook, thuhet se ky kurs është pjesë e programit të edukimit profesional ushtarak.
“Sot, kemi përfunduar me sukses Kursin e Liderit Luftarak, pjesë e programit të edukimit profesional ushtarak nga Shkolla e Nënoficerëve. Kursi i Liderit Luftarak ka për qellim përgatitjet dhe formësimin e Nënoficerëve të FSK-së, si udhëheqës të skuadrave”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/




Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokat...
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...