Ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika kanë përfunduar një vit shërbimi në Kampin Film City të KFOR-it në Prishtinë, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit situacional dhe efektivitetit operacional në rajon.
Në një komunikatë për media, KFOR ka njoftuar se ushtarët e detashmentit të Beneluksit, pjesë e Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit (ISRBN), kanë përdorur sistemin ajror pa pilot “X-300 Integrator” gjatë dislokimit të tyre.
“Ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, që përbëjnë detashmentin e Beneluksit të caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit (ISRBN) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, pas një viti shërbimi të përkushtuar përfunduan dislokimin e tyre nën udhëheqjen e Luksemburgut në Kampin Film City në Prishtinë.
Gjatë dislokimit, njësia, duke përdorur sistemin ajror pa pilot “X-300 Integrator” (UAS), kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit situacional dhe efektivitetit operacional në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...