Ekipet në terren të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, janë duke pastruar rrjetat e ujësjellësit dhe uji në disa pjesë veç ka filluar të normalizohet.
Zëdhënësja e Ujësjellësit , Arjeta Mjeku konfirmon për KosovaPress se tashmë në pjesën më të madhe uji është i pijshëm. Ajo tha se tani është vërtetuar që uji është brenda standardeve.
Ndërkaq, në pjesët e mbetura është duke u punuar që uji të normalizohet.
“Ekipet e ujësjellësit janë në teren ,dhe kanë qëndruar gjatë gjithë ditës së sotme për t’i pastruar rrjetat e ujësjellësit. Uji ka filluar të normalizohet në pjesën më të madhe, dhe është i pijshëm”, tha Mjeku, përmes telefonit.
Dje, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët të cilët furnizimin me ujë e marrin nga sistemi i Batllavës, se për shkak të punimeve që u zhvilluan dje në fshatin Lupq, sot uji në krojet e qytetarëve po i shkon i turbullt.
Kompania kërkoi ngaqytetarët të mos shqetësohen dhe të kenë kujdes ditën e sotme, që ujin e pijshëm që vjen nga sistemi i Batllavës ta përdorin për higjienë dhe destinime tjera, ndërsa për pije jo, deri në stabilizimin e turbullirës, e që pritet të bëhet shumë shpejt.
Tani bën të ditur se gjendja është stabilizuar, dhe nuk ka arsye për shqetësim.
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga