Kreu i Aleancës Kosova e RE (AKR) dhe deputeti i kësaj partie në Parlamentin e Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj Luljeta Demollit nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, e cila ka kërkuar shkarkimin e deputetes Duda Balje, pasi ajo paralajmëroi se do votojë kundër lejimit të martesave të së njejtës gjini, shkruan arbresh.info.
Pacolli, përmes një reagimi në Facebook shkruan se Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.
“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, shkruan Pacolli./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...