Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar qytetin e Shtimes.
Ai atje ka prezantuar Turneun e Ndryshimit, i cili sipas tij e dëshmoi edhe njëherë momentumin në rritje të Lidhjes.
Në këtë tubim, kreu i LDK-së, i njoftoi qytetarët se e ka nominuar për deputet, kryetarin e degës së LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani
Abdixhiku falënderoi të gjithë qytetarët e Shtimes që u bashkuan në rrugëtimin e tyre.
“Me 9 shkurt, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta sjellë ndryshimin e madh për të ardhmen e vendit bashkë me të gjithë ju! Ndryshimin që do ta fuqizojë secilin prej jush në realizimin e ëndrrave – për jetë të dinjitetshme dhe për të ardhmen e bukur në atdhe! Ndryshimin e domosdoshëm për Kosovën – në çdo fshat e në çdo qytet!
Falemnderit qytetarë të Shtimes që u bashkuat në rrugëtimin tonë drejt dritës. Falemnderit që ju përgjigjet thirrjes sonë për ndryshim. Bashkë, do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën!”, shkroi ai në Facebook./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?