Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili njëherësh është edhe kryesuesi i Komisioni për Buxhet dhe Financa ka njoftuar se ky komision sot ka trefishuar buxhetin për trajtimin e qenve endacak në vend.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, duke thënë se kjo është një përgjigje ndaj kërkesave e brengave të shumta të qytetarëve.
Sipas tij, ky buxhet duhet të zgjidhet shpejt.
“Si përgjigje ndaj kërkesave e brengave të shumë qytetarëve tanë, sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa, të cilin e udhëheq, trefishuam buxhetin për trajtimin e qeneve endacak në vend. Ky problem nacional duhet të zgjidhet shpejt. Nga 1 Janari, mjetet janë në dispozicion”, ka thënë Abdixhiku./Arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media