Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se aksidenti ka ndodhur gjatë një gare mes dy veturave.
“Personat e aksidentuar janë të moshës rreth 20 vjeçare, ndërsa aksidenti ka ndodhur në orën 23 e 22 minuta gjatë një gare në mes dy veturave, njëra prej të cilave në shpejtësi ka goditur qytetarët, që po ndiqnin nga afër këtë garë me makina”, ka thënë Bytyqi./arbresh.info
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...