Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

13:07 | 16 Maj 2026
E.K

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë dhe një veturë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.