Komisioneria për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se gjatë vizitës në Kosovë ka theksuar rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional në Kosovë, si parakusht për intensifikimin e rrugës drejt integrimit evropian.
Kos ka bërë të ditur se në Prishtinë ka zhvilluar një drekë pune me gra me ndikim nga Kosova, ku ishte e ftuar edhe drejtoresha e RTK 2, Aleksandra Jovanoviq.
“Takimi me gratë e fuqishme të Kosovës ishte një prioritet për mua gjatë vizitës sime këtu. Kishte shumë energji pozitive për rrugën e integrimit evropian gjatë drekës sime me to”, ka shkruar Kos.
Ajo gjithashtu ka thënë se gjatë vizitës ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve në detyrë, përfshirë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ku temë qendrore ka qenë rikthimi i stabilitetit institucional dhe avancimi i reformave evropiane.
Gjatë vizitës, Kos ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, si dhe me stafin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Po ashtu, ajo ka takuar edhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së të akredituar në Kosovë.
“Pres me padurim të rikthehem në Kosovë sapo të gjendet sërish stabiliteti institucional”, ka shkruar Kos.
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...