Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën

13:14 | 16 Maj 2026
E.K

Kryetari i LVV, Albin Kurti, ka publikuar një video në Facebook ku shihet duke takuar qytetarë dhe studentë, si dhe duke bashkëbiseduar me një barist.

Në video, Kurti shihet teksa bën një krahasim simbolik me zgjedhjet e 7 qershorit gjatë porositjes së kafes, duke kërkuar që ajo të jetë “më shumë se 51%”.

Më pas, ai takohet me një grup studentësh dhe vullnetarësh, me të cilët diskuton për çështje të ndryshme dhe angazhimin e tyre politik.

“Bashkëbisedim i këndshëm, përplot pyetje e shkëmbime të ideve, me disa prej vullnetarëve të mbushur me energji, të cilët iu bashkuan së fundmi Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Gjithashtu ndalova për kafe te baristi që e takova edhe në zgjedhjet e kaluara. Ma mbushi espreson mbi 60%.”, ka shkruar Kurti.