Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Komunën e Podujevës.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat; Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.
Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Bedrie Rama ka thënë se numri i rasteve aktive aktualisht është 30.
“Sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja pozitive me COVID-19 në Podujevë. Aktualisht në këtë komunë aktivë me virusin korona janë 30 persona. Ndërkaq, jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 qytetarë”, tha Rama.
Epidemiologia e QKMF-së dhe Koordinatorja e Shtabit Emergjent ka theksuar se tre nxënës në këtë komunë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus./Express/
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në A...