Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve ka vlerësuar se transparenca sa i përket fondit të sigurimeve shëndetësore është zero. Po ashtu, në këtë Shoqatë thonë se nuk janë plotësuar parakushtet esenciale për fillimin e suksesshëm të grumbullimit të fondit të sigurimeve shëndetësore. Qeveria është optimiste se do t’ia dalë.
Sigurimet shëndetësore janë sfida më e madhe e shëndetësisë kosovare të pasluftës, ndërsa implementimi i tyre duhet të merret me kujdes dhe pas një procesi të kujdesshëm të përgatitjeve të gjithanshme.
Kështu u tha të enjten në një konferencë të organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, dhe e mbështetur nga “Suisse Solidar”, në të cilën përfaqësues nga Qeveria dhe OJQ-të debatuan për sfidat e implementimit të sigurimeve shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se sistemi shëndetësor në Kosovë ka vepruar pas luftës pa komponentën e sigurimeve shëndetësore. Ndërkohë që, pas shumë përgatitjeve Ministria e Shëndetësisë bashkë me ministritë dhe agjencitë e tjera, ai tha se, kanë përcaktuar janarin si muaj kur pritet të fillojë mbledhja e premiumeve (kontributeve) për skemën publike të sigurimeve shëndetësore. Kjo, siç tha Rrahmani, duke u bazuar në Ligjin për Sigurime Shëndetësore dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës, të marrë në gusht të këtij viti….
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...