Një tragjedi e rëndë ka pllakosur dje Kanionin e Matkës dhe vizitorët e saj. Rreth orës 16-të një shqiptare e re nga Kosova i është afruar lumit Treska për t’i larë duart, mirëpo fati i keq ka qêlluar që të rrëshqasë në ujë, thonë dëshmitarët okular për Almakos.
Ujërat e shpejta në Matkë nuk i kanë lënë hapësirë kosovares që të del në brigje, ndërsa situatën e ka rënduar shtatëzania e saj.
Më në fund disa persona kanë arritur ta nxjerrin jashtë lumit kosovaren. Por ka qenë gjithçka vonë, sepse tashmë shpirti i saj i ishte drejtuar amshimit, theksojnë tutje dëshmitarët okular për Almakos.
Sipas tyre ndihma e shpejtë është vonuar më shumë se një orë. Identiteti i kosovares së vdekur është i panjohur për redaksinë e Almakos, edhe përkundër tentimit të thirrjeve tona në MPB për këtë çështje, ata ende nuk na janë përgjigjur.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve