Zanat i trashëguar brez pas brezi.
Për më shumë se 100 vjet, tre breza radhazi vazhdojnë traditën e punës me punimin e plisave të cilën e kanë filluar në Prizren dhe vazhdojnë ta kryejnë në këtë qytet.
Sot e kësaj dite Jeton Gjurgjiali, vazhdon traditën e punimit të plisave si një nga mjeshtrit e rrallë që kanë ngelur në Prizren, shkruan arbresh.info.

Gjurgjiali, thotë se këtë profesion e ka trashëguar nga gjyshi i tij dhe ka dëshirë që këtë t’ja përcjellë edhe të birit të tij.
“Pas stërgjyshit, zanatin e prodhimit të plisit dhe veshjeve kombëtare shqiptare, e kam trashëguar gjyshi im dhe pas tij unë . Njëqind vite e kemi trashëguar këtë zanat, shpresoj dhe kam dëshirë që ka trashëgojmë edhe nga sot e tutje. Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi ta trashëgojnë këtë punë.”, u shpreh Gjurgjiali për arbresh.info.

Ai duke prezantuar llojet e plisave shqiptare, i veçon ato në “Plisi i Shqipërisë së Jugut”, “Plisi i Shqipërisë së Veriut”, dhe “Plisi i Kosovës”, thotë se interesimi për bartjen e plisave, është duke treguar rënie në mënyrë drastike dhe sot plisi shqiptar blihet vetëm për dasma dhe ahengje familjare.
“Plisat shqiptar, mund t’i veçojmë në ‘Plisi i Shqipërisë së Jugut’ , ‘Plisi i Shqipërisë së Veriut’ , dhe ‘Plisi i Kosovës’. Për fat të keq interesimi për bartjen e saj është duke rënë në mënyrë drastike. Plisi i cili dikur mos bartja e saj ishte turp, tashmë përdor vetëm si simbol”.
Gjatë kohës kur ne po e intervistonim zotërinë Gjurgjiali, në dyqan papritur hyri një blerës i cili me vite të tëra radhazi blen plis.

Vedat Thaqi, ka ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë, dhe kishte vizituar këtë dyqan për t’i blerë plisa nipave të tij.
“Unë jetoj në Zvicër, sa herë që vijë për pushime në Kosovë, vi edhe në këtë lokal në mënyrë që të marr disa plisa me vete, e këtë herë kam ardhur për t’i blerë nipave të mi. Ende janë të vegjël, e prej tash po mundohem që t’ua jap dashurinë për traditën tonë”, thotë Thaqi.

Ndryshe “plisi”, si një ndër produktet artizanale tradicionale shqiptare, pavarësisht ndryshueshmërisë së mënyrës së veshjes në jetesën moderne, vijon të jetë e pazëvendësueshme për shqiptarët. /arbresh.info/Gazetar: Alban Begolli / Kamera: Pajtim Bejtullahu/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2521412724604479/
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë