Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, të shtunën gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të rajonit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar disa shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor.
Sipas Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, neni 247, është ndëshkuar me 500 euro një person juridik, kompani transporti, pasi ka lejuar shoferin B.D. të marrë pjesë në komunikacion me kamion me rimorkio, me regjistrim të skaduar nga data 10.12.2025.
Gjithashtu, sipas të njëjtit ligj dhe nen, është ndëshkuar me 500 euro edhe një person juridik, kompani transporti, pasi ka lejuar shoferin A.Z. të marrë pjesë në komunikacion me automjetin VW 2DOFE, me targa vendore, me afat të skaduar të regjistrimit nga data 10.05.2025.
Ndërkaq, shoferi L.L. (23 vjeç), me veturën BMW 320 me targa vendore, është ndaluar për tejkalim në vend të padukshëm dhe në vijë të plotë, në kundërshtim me rregullat e trafikut.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.
Po ashtu, shoferi K.K. (37 vjeç), me veturën VW Golf me targa vendore, është ndaluar për tejkalim në vijë të plotë, në kundërshtim me rregullat e trafikut.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj.
Ndërsa shoferi S.S. (59 vjeç) është ndaluar duke drejtuar autobusin Setra me targa vendore, duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes. Pas verifikimit është konstatuar se kjo ishte hera e dytë e së njëjtës kundërvajtje dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj./Arbresh.info
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...