Forcat e armatosura të Izraelit kanë lëshuar një paralajmërim ndaj Iranit, duke thënë se do të vazhdojnë të ndjekin çdo pasardhës të udhëheqësit suprem të ndjerë, Ajatollah Ali Khamenei-t.
Në një postim në platformën sociale X, llogaria e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në gjuhën persiane shkroi se “Asambleja e Ekspertëve e Iranit, e cila nuk është mbledhur për dekada, do të mblidhet së shpejti në qytetin Qom”.
“Forca e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës dhe çdo person që përpiqet të emërojë një pasardhës”, thuhet në postim.
IDF paralajmëroi gjithashtu: “Ne paralajmërojmë të gjithë ata që synojnë të marrin pjesë në mbledhjen për zgjedhjen e pasardhësit se nuk do të hezitojmë t’i godasim gjithashtu. Ky është një paralajmërim”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...