Dy persona janë therur me thikë në Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin policia ka arrestuar dy të dyshuar.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur më 19 prill 2026 rreth orës 17:30, ku dy persona janë sulmuar me mjet të mprehtë nga një person i panjohur.
Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti ka qenë nën hetime nga autoritetet kompetente.
“Prishtinë 19.04.2026 – 17:30. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë ishin therur me thikë nga një person i panjohur. Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”