Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga akuza për keqpërdorimi të pozitës ose autoritetit zyrtar, katër zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit.
IndeksOnline mëson se të pandehurit janë Baki Azemi, Shkëndije Mahmuti, Merita Canaj dhe Valon Shefkiu, të cilëve u është aprovuar ankesa dhe të njëjtit gjykata i ka liruar të nga akuza e Prokurorisë Themelore në Gjilan për keqpërdorime.
Sipas njoftimit të gjykatës, kryetari i trupit gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës ka gjetur se në rastin konkret, nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat do të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale.
“Në arsyetimin e vendimit thuhet se zyrtarët komunalë të Drejtorisë së Inspeksionit, kanë ndërmarr të gjitha veprimet e tyre, duke dal në terren dhe duke nxjerrë aktvendimet për rrënimin e objekteve pa leje, mirëpo kompetencë për rrënimin e objekteve është ekzekutuesi, i cili ka për obligim të bëjë përgatitjen e procedurës për ekzekutimin e vendimeve të Drejtorisë së Inspeksionit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...