Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se rezistenca e UÇK-së dhe e familjes Jashari në veçanti bëri që bota demokratike me në krye ShBA-të, të kthejnë vëmendjen nga Kosova.
Thaçi, gjatë ceremonisë së FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së tha se UÇK e fitoi mbështetjen e botës demokratike me vizionin e saj dhe të qytetarëve të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Shënimi i 20 vjetorit të Epopesë sivjet përkon me 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto dy jubile janë me peshë të veçantë për Kosovën dhe qytetarët tanë. Me vizionin e saj, UÇK fitoi mbështetjen e botës demokratike duke u bërë forcë udhëheqëse e proceseve politike në vitet 1998 1999. Rezistenca e UÇK-së bëri që bota demokratike me në krye SHBA dhe BE-në”, është shprehur Thaçi.
Ai tha se Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen me ndryshime kushtetuese duke bashkuar vullnetin politik të të gjitha etnive në Kosovë.
Thaçi u shpreh se nuk do të lejoj askënd të vë veto të pakufijshme në këtë drejtim./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...