Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se po punohet intensivisht për ta përfunduar procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Thaçi tha në ceremoninë e diplomimit të 61 rekrutëve të FSK-së nga kominitetet joshumicë se transformi i FSK-së është në fazën finale, shkruan arbresh.info.
“Në përpuhtje me rekomandimet e rishikimit të sektorit të sigurisë, në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë po punojmë për ta përfunduar transformimin e FSK-së nënForca të Armatosura të Kosovë. Transgformimi i FSK-së është një proces që ka kaluar në faza të ndryshme por gjithmonë drejt arritjes së qëllimit të qartë dhe në dobi të qytetarëve tanë pa asnjë dallim. Kemi arritur në hapat final dhe këta hapa do t’i hedhim së bashku në koordinim të plotë me aletatët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Thaçi.
Ai tha se pas transformimit, FSK-ja ashtu sikur edhe institucionet e tjera do të jenë në shëbim të qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1472658626132558/
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë