Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim përfaqësueset e shoqatës “Gratë e Dëshmorëve”, në krye me Shpresa Berishën, Xhyhere Maçkajn dhe Shkurta Gashin.
I pari i shtetit ka njoftuar përmes se përfaqësueset e kësaj shoqate i ka falënderuar për kujdesin ndaj familjeve dhe fëmijëve të luftëtarëve të lirisë, shkruan Arbresh.info.
“Shoqata e Grave të Dëshmorëve është një shoqatë e re, që brenda një periudhe të shkurtër ka arritur të bëhet zë i grave të dëshmorëve në Kosovë. Sot i takova përfaqësueset e kësaj shoqate, Shpresa Berishën, Xhyhere Maçkajn dhe Shkurta Gashin, të cilat i falënderova për kujdesin ndaj familjeve dhe fëmijëve të luftëtarëve të lirisë, që dhanë jetën për atdheun tonë. Familjet e dëshmorëve, gratë dhe fëmijët e tyre, do ta kenë përjetësisht mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës”, shkruan ai./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...