Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën “Die Tageszeitung”, duke folur për dhjetëvjetorin e shtetësisë, ka theksuar se Kosova është një histori suksesi.
“Ne po përmirësojmë vazhdimisht pozicionin tonë ndërkombëtar. Ekonomia është gjithashtu në rritje, kemi arritur 4 për qind rritje ekonomike në vitet e fundit”, ka shtuar Thaçi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit, shkrimtarit dhe njohësit të mirë të Ballkanit, Erich Rathfelder lidhur me perspektiven evropiane, Thaçi ka thënë se BE-ja duhet të rishqyrtojë politikën e saj hezituese të pranimit.
“Kosova është e pozicionuar pranë botës perëndimore. Ne i përmbahemi vizionit të qartë të integrimit euroatlantik. E mirëpres raportin e BE mbi strategjinë e integrimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Ne tregojmë durim dhe do të punojmë shumë për të përmirësuar situatën në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se Rusia po e përdor pushtetin e saj në Këshillin e Sigurimit për të penguar integrimin e Kosovës në organizatën botërore. Sipas tij, përveç kësaj, pesë shtete anëtare të BE nuk e njohën Kosovën diplomatikisht, përfshirë Spanjën, e cila është një handikapë i madh për ne.
Presidenti po ashtu ka folur edhe për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetësisë së Kosovës. “Më lejoni të jem shumë i qartë: pozicionet dhe ideologjitë anti perëndimore nuk kanë asnjë shans dhe ndikim në Kosovë. Mbi të gjitha, ne duam që BE të reflektojë mbi politikën e saj hezituese dhe ne të vazhdojmë procesin e integrimit në BE dhe NATO.”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjendja e Kosovës është përmirësuar në vitet e fundit, derisa kufijtë janë të njohur ndërkombëtarisht dhe serbët e Kosovës janë të integruar në institucionet e vendit, duke përfshirë qeverinë dhe komunitetet.
Ai ka thënë se Rusia mund të luante një rol shumë pozitiv në procesin e paqes në qoftë se diplomatikisht e njeh Kosovën.
“Kjo do t’i jepte udhëheqjes serbe mundësinë për t’u larguar nga mitologjia e rreme”, ka thënë ai.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/thaci-per-tageszeitung-ideologjite-antiperendimore-s-kane-shanse-ne-kosove-502661/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...