Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se armiku më i madh i një shoqërie demokratike është korrupsioni.
Thaçi përmes një postimi në facebook ka shkruar se Institucionet kosovare duhet të angazhohen për luftën kundër korrupsionit, shkruan Arbresh.info.
“Korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike dhe aktivitetet në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit janë shumë të rëndësishme për krijimin e një dinamike të re në luftën kundër kësaj dukurie negative. Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë”, ka shkruar ai.
I pari i vendit ka shtuar gjithashtu se një hap drejt forcimit të shtetit është funksionalizimi i mekanizmave për zhbërjen dhe parandalimin e korrupsionit.
Ndryshe të hënën në Kosovë është hapur Java Kundër Korrupsionit.
Në ceremoninë hapëse kanë folur ambasadori i ShBA-së, Philip S. Kosnett, ai britanik, Ruari O’Connell, shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova/Arbresh.info/
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...
Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...