Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kosovarët të dëshpëruar ende presin t’i japin fund izolimit.
Sipas tij Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të koordinohen dhe me prioritet ta përmbushin këtë kriter për liberalizimin e vizave në ditët në vijim.
Statusi i plotë:
Kosova, si shteti më proevropian në Ballkanin Perëndimor, vazhdon të mbetet shteti më i izoluar në Evropë.
Përderisa shtetet fqinjë, shumë vite më parë kanë thyer izolimin dhe qytetarët e tyre lëvizin pa viza në zonën Schengen, kanë mbetur vetëm kosovarët që të dëshpëruar ende presin t’i japin fund izolimit.
Përgjegjësia për këtë realitet të hidhur nuk është vetëm tek institucionet e BE-së, por në shkallë të konsiderueshme edhe tek institucionet e Kosovës.
Ne nuk guxojmë të lejojmë që kjo situatë turpëruese të vazhdojë në pafundësi.
Prandaj, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ftoj institucionet tona përgjegjëse që pa humbur kohë të ndërmarrin veprimet dhe vendimet e domosdoshme për të përmbushur kriterin e fundit të mbetur për liberalizimin e vizave.
Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të koordinohen dhe me prioritet ta përmbushin këtë kriter për liberalizimin e vizave në ditët në vijim, në të kundërtën qytetarët kanë plotësisht të drejtë të jenë të zhgënjyer dhe dëshpëruar. HTH
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...