Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, është shprehur në Bruksel se pajtimi mes dy popujve është i mundur dhe do të arrihet, shkruan arbresh.info.
Në një takim jo formal, Thaçi thotë se ranë dakord të punojnë për fillimin e një faze të re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimit.
“Kjo fazë e re e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimit të dy popujve tanë do të jetë në të më mirë të dy vendeve, do të mbyllë kapitullin e errët të së kaluarës dhe do të hapë një perspektivë të sigurtë për të ardhmen evropiane të vendve tona dhe rajonit,” është shprehur Thaçi, shkruan arbresh.info.
Ai bëri të ditur se grupet punuese do të punojnë në hedhjen e ideve preliminare në mënyrë që të jetë një përgatitje e mirë e fillimit të kësaj faze të re të dialogut.
Presidenti Thaçi fillimisht është pritur në takim të ndarë nga Mogherini, dhe në këtë takim thotë se diskutuan hapat e mëtutjeshëm të perspektivës evropiane për Kosovën./arbresh.info/
Abdixhiku s’e përjashton dorëheqjen nga kreu i LDK-së, merr ...
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...