Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me medalje presidenciale, këngëtaren kosovare Era Istrefi, pas performancës në ceremoninë finale të Kampionatit Botëror në Rusi.
Thaçi tha se prezenca e Era Istrefit në Botëror ishte vet Kosova, edhe pse shteti ynë nuk ishte pjesë e garës.
“Prezenca juaj ishte Kosova, simbolikë, mesazh, ishte zëri i Kosovës, për imazhin e Kosovës që keni krijuar me përkushtimin dhe suksesin e jashtëzakonshëm global, kam vendos të ndaj dekoratë për ju, për kontributin për vendin”, tha presidenti.
Ndërkaq, Istrefi tha se e vlerëson shumë këtë medalje, dhe i kërkoi leje Thaçit nëse mund ta përqafonte.
“Wow, faleminderit shumë. A mundem me të përqafë? E vlerësoj shumë, që kjo medalje vjen prej juve dhe shtetit, është ndjenjë shumë e veçantë”, tha këngëtarja.
Artistja i dhuroi një top të Botërorit Presidentit Thaçi, në të cilin ishte edhe autografi i futbollistit të njohur, Ronaldinjos.
Thaçi u pyet nga gazetarët nëse është xheloz për suksesin e artistëve kosovarë.
“Era është më madhe, Era, Dua dhe ORA janë më të njohura se të gjithë ne. Janë njerëz me ndikim, dhe zëri i tyre është zë global Kemi qenë krenar për të arriturat e Erës, jemi ndje shumë krenar që e gjithë bota e ka shikuar prezantimin e Erës. Unë nuk jam xheloz për suksesin e Era Istrefit. Është një mrekulli çka po i ndodhë Kosovës me talentet e artit, kulturës dhe sportit”, tha Presidenti Thaçi.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...