Fund viti veç tjerash simbolizon edhe dhënien dhe marrjen e dhuratave.
E këtë traditë duket se do ta ndjek edhe i pari i vendit, shkruan arbresh.info.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi së fundi ka nënshkruar një kontratë për furnizim me dhurata protokollare.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 4 mijë e 800 euro ndërsa një nga kriteret për dhënie të kontratës ishte ofrimi i çmimit më të ulët.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se pas hapjes së tenderit kishin aplikuar dy operator ekonomik ndërsa fitues ka dalë “D.P.T. ” DE ARTE ” nga Prishtinë.
‘De Arte’ kishte ofruar çmimin prej 4.389 euro.
Operatori tjetër kishte ofruar çmim më të lartë, saktësisht 4.648 euro./arbresh.info/
Lexo edhe: Zyrtarët e Graçanicës blejnë rroba për dimër me para të komunës

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...