Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka mbajtur një konferencë për media një ditë para nisjes së Ramazanit.
Tërnava me këtë rast tha se muaji i shenjtë i Ramazanit është një kurs edukativ i cili gjatë një muaji të tërë punon për të formësuar personalitetin e njeriut dhe lidhjen e tij me zotin, përcjell Arbresh.info.
“Ramazani në mënyrë simbolike shënon edhe fillimin e shpalljes së Kur’anit. Në Ramazan lidhja e njeriut me zotin bëhet edhe më e fuqishme. Ramazani është rrezatim i dashurisë dhe mëshirës së zotit ndaj njeriut. Agjërimi është një proces i cili gdhend tipare të larta të moralit dhe i jep forma perfektë atyre. Në këtë muaj duhet dëshmuar vetëpërmbajtje e maturi në fjalë e sjellje”, ka thënë Tërnava.
Ai ka thënë se në këtë muaj tregohen vlerat njerëzore si asnjëherë më parë.
Tërnava në fund të konferencës i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë ardhjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit duke e lutur zotin që t’ua lehtësoj agjërimin./Arbresh.info
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...