Termokosi dhe Pallati i Rinisë i janë bashkuar kampanjës “Prishtina Rozë”, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.
Kështu bëri të ditur, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim rama i cili ndau pamjet e këtyre ndërtesave të “veshura” me ngjyrën rozë, shkruan Arbresh.info.
Me ngjyrë rozë janë ndriçuar edhe ndërtesa e Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenca dhe Kuvendi ndriçohen me ngjyrë rozë
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Çdo vit, kjo fushatë fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Fushata organizohet edhe për të mbledhur fonde për kërkime shkencore për zbulimin e shkaqeve, parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e këtij kanceri.
Fushata gjithashtu ofron informacion dhe mbështetje për femrat që janë të prekura nga kanceri i gjirit.
/Arbresh.info.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...