Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar sot në Vushtrri për posedim të substancave narkotike.
Në njoftim thuhet se fillimisht i dyshuari nuk iu është përgjigjur urdhrave të policisë për tu ndalur me makinë, mirëpo pas një ndjekje të shkurtë njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin.
“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10.8 gram. I dyshuari është arrestuar, ndërsa në stacion policor janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./Arbresh.info
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...