Dogana e Kosovës njofton se kanë ndaluar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pasi në bagazhin e tij janë gjetur 144 boksa me cigare.
Në njoftimin për media thuhet se malli ishte i padeklaruar dhe cigaret ishin me banderola të Shqipërisë dhe RKSË, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Më datë 06.04.2025, rreth orës 10:30, në dalje të Aeroportit të Prishtinës, gjatë kontrollit doganor është ndaluar një udhëtar me fluturimin Prishtinë–Londër, shtetas shqiptar.
Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë:
Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)
Malli është ndaluar sipas procedurave si dhe rastit eshte duke u trajtuar si kundërvajtje doganore, derisa mallrat jane konfiskuar./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...