Disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri në Lipjan, raporton Policia e Kosovës.
Si pasoj e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy siguresa të granatës së dorës ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Lipjan / 02.06.2024 – 23:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendngjarje janë gjetur dy siguresa të granatës së dorës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...