Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen në tentativë në Lipjan
Dy persona kanë marrë tretman mjekësor në Lipjan, pasi sot rreth orës 13:40 janë therur me thikë nga një person i mitur.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se i dyshuari për plagosjen e dy persona është arrestuar.
“Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, ka thënë Ahmeti.
Zëdhënësja ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.
“I dyshuari E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’”, ka thënë Ahmeti.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve