Ndonëse deklarimet e shumë deputetëve dhe politikanëve të pozitës e opozitës po flasin për zgjedhje të parakohshme ende asnjë nga drejtuesit e partive politike që janë në koalicion qeverisës nuk e kanë bërë zyrtare faktin se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Por një tender i Komisionit Qendror Zgjedhor institucioni që organizon procesin zgjedhor ka vënë në pah faktin se zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin shumë shpejt.
Në një njoftim për dhënien e kontratës të KQZ-së i publikuar të premten shihet se KQZ-ja tashmë ka bërë furnizim me zarfe dhe shtypje të aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.
Kontrata me kompanisë “Office Printy” pritet të nënshkruhet me 11 maj dhe ka një kosto prej 2 mijë e 320 eurove, raporton Insajderi.
Ndryshe partnerët e koalicionit priten që ta sjellin në Kuvend marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi i cili u kundërshtua që një vit nga opozita.
Kadri Veseli kryetari i PDK-së ka thënë se nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme.
Ndërsa partitë opozitare tashmë kanë nisur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...