Me datë 09.09.2025, rreth orës 03:05, Stacioni Policor në Prizren është informuar për një rast të shtënave me armë zjarri, që dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:45 në rrugën “Mbreti Pleurat” – Prizren.
Policia e Kosovës njofton se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet hetuese kanë ndërmarrë veprime operative në terren, duke siguruar dëshmi që çuan në identifikimin e dy personave të dyshuar, transmeton Arbresh.info.
Më datë 17.09.2025, rreth orës 14:45, policia ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarve në rrugën “Enver Hadri” – Prizren, ku është gjetur dhe sekuestruar një veturë e dyshuar që lidhet me rastin.
“I dyshuari nuk është hasur në shtëpi. Pas marrjes së urdhrit verbal nga prokurori i rastit, në prezencën e babait të dyshuarit dhe avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, është realizuar kontroll në dy lokacione në Prizren”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar:
• Një (1) pushkë automatike AK-47
• Një (1) pushkë gjysmë automatike me dylbi
• Një (1) pushkë gjuetie
• 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm
“Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe evidentuar nga njësia e krim-teknikës. Të dy të dyshuarit janë në kërkim dhe akuzohen për këto vepra penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...