Kandidati i VLEN-it për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari, e ka uruar votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Me anë të një postimi në Facebook, Taravari tha se rruga drejt forcimit të sovranitetit të jashtëm është e vështirë, përcjell Arbresh.info.
“Urime për Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) që sot e mbështeti pranimin e Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës dhe i bëri thirrje Komitetit të Ministrave të marrë vendim të tillë. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me 130 delegacione parlamentare e mbështeti vendimin, në linjë me mbështetjen tonë të përgjithshme shtetërore për aspiratat euroatlantike të Kosovës, si edhe mbështetje për bashkëngjitjen aktive të Kosovës në forumet e përhershme dhe nismat rajonale”, ka shkruar Taravari./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër