Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni ku mori pjesë në takimin biznesor Kosovë-Japoni, duke shprehur optimizëm për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, Osmani vuri në dukje potencialin e madh për rritje të investimeve dhe bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm ekonomikë.
Ajo theksoi rëndësinë e vizitës duke theksuar se në delegacionin që e shoqëron janë përfaqësues nga biznese të ndryshme kosovare, çka tregon gatishmërinë e Kosovës për të ndërtuar një partneritet strategjik me Japoninë.
“Jam veçanërisht e lumtur që në këtë vizitë jam e shoqëruar nga një delegacion i bizneseve nga sektorë të ndryshëm në Kosovë — një dëshmi konkrete e gatishmërisë sonë për partneritet strategjik me Japoninë,” tha presidentja Osmani./Arbresh.info
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...