Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se përbërja është problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Tahiri ka thënë se me këtë model të përbërjes të KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.
“Në Komisionin për Legjislacion theksova se problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja. Me këtë model të përbërjes të KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta. Kjo përbërje mundëson ndikim të drejtpërdrejtë politik nga qeveria. Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë”, ka thënë Tahiri. “Kjo do të ndalet në Kushtetuese”, theksoi ai./rtk
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...