Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në kuvend.
Po ashtu, Tahiri i ka thënë qeverisë se pesha më e madhe në buxhetin e Kosovës nuk ka qenë kurrë pagat në sektorin publik, ku keni dështuar me vlerën e koeficientit.
“Marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në kuvend! Pesha më e madhe në buxhetin e Kosovës nuk ka qenë kurrë pagat në sektorin publik, ku keni dështuar me vlerën e koeficientit. AAK vlerëson se pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë. Është tmerri i tmerrit që ky Kuvend sjell marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta arrijë konsensusin për to. E kam thënë edhe në Kryesi të Kuvendit, që mos sillni marrëveshje ndërkombëtare në qoftë se nuk ka konsensus politik, sepse bëhemi gaz. Votat e AAK-së i keni sa herë që të bini marrëveshje ndërkombëtare. Mirëpo, është shumë me rëndësi që të ndërtoni konsensus politik dhe mos dilni në foltore për të elaboruar çështje të cilat e prishin konsensusin. Është marre për këtë Kuvend të sillet kështu”, ka thënë Tahiri në Kuvendin e Republikës së Kosovës./eo
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga