Analisti politik, Ramush Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të koordinohen me Bashkimin Evropian për heqjen praktike të kufirit Kosovë-Shqupëri, pas paralajmërimit se kjo do të ndodhë pas 1 janarit të vitit të ardhshëm.
Tahiri ka thënë për “Epoka e re” se një veprim i tillë mund të sjellë probleme me BE’në, e cila kërkon kontrollin e menaxhuar të kufijve.
Sipas tij, nëse lehtësohet kalimi i kufirit në mes të dy vendeve, atëherë Kosova duhet ta forcojë kontrollin e kufirit me Serbinë.
Tahiri ka vlerësuar se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, duhet të jenë më të shpeshta./Epoka e Re/
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...