Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Dita e Veteranëve të UÇK-së, i gjen veteranët pa ata që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe i prinë asaj atëherë kur s’kishte tjetër rrugë.
Tahiri ka thënë se “Sot kur shoqëria frymon e lirë në një shtet të pavarur që është produkt i luftës së drejtë për çlirim, barra e Presidentit Hashim Thacit, Kadi Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e bashkëluftëtarëve të tjerë, vazhdon edhe sot e kësaj dite, për ta përmbyllur drejtë e me drejtësi, të vërtetën e projektit më të madh politik kombëtar, luftën për lirinë e Kosovës”.
“Mungesa e tyre, sot ndjehet në zemrat e gjithsecilit veteran e gjithsecilit qytetar. Por ata sot, edhe pse nuk janë të pranishëm fizikisht, janë në mes nesh më shumë se kurrë më parë. Historinë që e kanë shkruar këta heronj dhe veteranët e UҪK-së, nuk mund ta rishkruajë askush”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Deputeti ka uruar veteranët, duke thënë se është mirënjohës ndaj tyre.
“Të dashur Veteranë të UҪK-së. Urime Dita e juaj! Përjetë mirënjohës për çdo ditë, çdo hap e çdo mund që keni dhënë për lirinë e atdheut”.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...