Lista për Familjen është një nismë e re politike e cila në fokus kryesor ka adresimin e çështjeve sociale, siç, është mbrojtja për familjen.
Kjo parti, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garoj si pjesë e koalicionit parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re dhe disa deputet të tjerë.
Ky koalicion është krijuar për të mbrojtur vlerat tradicionale familjare.
Tashmë fushata zgjedhore për të gjitha subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhje ka filluar, ndërsa kandidatja për deputete nga koalicioni AKR-Lëvizja për Familjen, Makfire Gashi për Arbresh.info ka treguar se pse duhet të votohet ky koalicion.
“Premtimet e mija, jo vetëm të mijat por edhe të koalicionit, janë investime në edukimin dhe zhvillimin për të ardhmen e fëmijëve, kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës, lehtësimin e jetesës për të rinjtë, ruajtja e vlerave tradicionale shqiptare”, ka thënë Gashi.
Arsyeja që e shtyu Gashin të kandidoj për herë të parë si deputete është keqqeverisja, ndërsa premtoi se do të angazhohet për përmirësimin e jetesës së familjeve.
“Si bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve e rritur nga një familje tradicionale shqiptare e kuptoj mirë rendësin e një familje të shëndoshë. Ku dihet se familja është bërthama e një shoqërie të shëndoshë. Problemet kryesore që e preokupojnë familjet tona shqiptare është keqqeverisja dhe shumë probleme të tjera dhe kjo është arsyeja që kam vendosur që të jem e garës për deputete të Kuvendit të Kosovës”, tha Gashi.
“Synimet e mija si deputete janë avokimi për ofrimin e një pakete për mbështetjen e familjeve që kanë të ardhura më të ulëta, krijimi i më shumë kopshteve, sigurimi i qasjes së barabartë në shërbime shëndetësore për qytetarët, avokimi për investime në zhvillimin e infrastrukturës, avokimi për krijimin e mundësive të barabarta për persona me aftësi të kufizuar si në punësim, shëndetësi dhe shkollim”, tha Gashi.
Ajo ka pritshmëri që qytetarët e Kosovës do ta votojnë për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
“Duke marr parasysh shkollimin tim të lartë dhe përvojën profesionale në punë kam një pritshmëri. Puna e pandalshme dhe vullneti për t’i shërbyer familjet po kuptohet drejt dhe po gjen përkrahje nga qytetarët dhe kjo më bën mua që të kem një pritshmëri si deputete”, tha ajo.
Gashi premtoi se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
“Unë jam këtu për të përfaqësuar dhe për të punuar pa u lodhur. Si deputete angazhimi im është zëri juaj në Kuvendin e Kosovës. Unë besoj që ndryshimi vjen nga ne dhe nga mbështetja e qytetarëve. Votoni koalicionin numër 129 unë Makfire Gashi numër 30 bashkë për familjet tona bashkë për Kosovën”, tha Gashi.
Ndryshe, Lista për Familje e cila është nën udhëheqjen e Eman Rrahmanit ka disa pika kryesore të plan programit të tyre zgjedhor siç janë; mbështetja për familjet, përmirësimi i arsimit dhe shëndetësisë, lufta kundër varfërisë dhe korrupsionit, mbështetja për punësim, rritja e pjesëmarrjes në Qeveri si dhe krijimi i një shoqërie të barabartë.
Synimi i kësaj partie politike është krijimi i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për të gjithë./Arbresh.info/
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq