Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën për medie duke folur për situatën në vend, ka thënë se jemi duke i përcjellë të gjitha zhvillimet që po ndodhin, me kujdes të shtuar çdo përpjekje për destabilizim.
“Pas paralajmërimeve direkte të bëra nga vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në njësitin ushtarak ‘Kobra’, u pa urdhri i tij i menjëhershëm në terren. Bazuar nga informacionet që i kemi, urdhrat nga lart, pra të drejtpërdrejt të Vuçiqit, dëshmon edhe një herë së Serbia është një shtet diktatorial, e cila me udhëheqjen që ka (e cila nuk ndryshon nga koha e Millosheviqit), me politikat e saj shoviniste e diktatoriale, paraqet rrezik për sigurinë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, deklaroi Sveçla.
Sipas tij, ngjarjet e djeshme nuk janë thjeshtë shkelje e lirisë së lëvizjes, sepse ajo ndodhë në vazhdimësi. Ngjarjet e djeshme, ministri Sveçla i konsideron si kërcënim i madh për sigurinë dhe stabilitetin në rajon./rtk
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur