Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Jasenovikun, pendën e Liqenit të Ujmanit, Zubqin, Junaken e Urën e Bistricës.
Sveçla u prit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku tha se ata s’po kursejnë asgjë për sovranitet, kushtetutshmëri e ligjshmëri.
“Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë”, ka thënë Sveçla.
Ai tha se në një shoqëri normale dhe demokratike, Republika është e veshur me sovranitet
“Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm”, tha Sveçla./Arbresh.info/
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare